Vdes një 25-vjeçar në vendin e punës në Prizren, ndalohet për 48 orë një i dyshuar

featured
Press Online
22 Qershor 2026, 12:53

Një 25-vjeçar ka humbur jetën të hënën në vendin e punës në Prizren. Rasti ka ndodhur në lagjen Arbana, ku viktima ishte duke punuar në një objekt ndërtimi.

Sipas dëshmitarëve, gjatë procesit të betonimit ai është goditur nga një pjesë e pajisjes së punës, duke pësuar lëndime fatale.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi, ka bërë të ditur për Dukagjinin se lidhur me rastin janë njoftuar prokurori kujdestar dhe Inspektorati i Punës.

Deri më tani me aktvendim të prokurorit një i dyshuar ndalohet për 48 orë.

“Në koordinim me ta, policia është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të rastit”, ka deklaruar Bytyçi.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat që çuan në këtë aksident fatal në vendin e punës.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter