Christina Aguilera u bë një nga emrat më të komentuar në rrjetet sociale pas paraqitjes së saj në ceremoninë e hapjes së Obama Presidential Center në Chicago, ku jo vetëm performanca, por edhe pamja e saj tërhoqi vëmendjen e publikut.

Këngëtarja 45-vjeçare interpretoi këngën ikonike “What a Wonderful World”, një zgjedhje e bërë nga vetë ish-presidenti amerikan Barack Obama. Performanca e saj u prit mirë nga të pranishmit, por diskutimet online u fokusuan kryesisht te ndryshimi i dukshëm në paraqitjen e artistes.

Me flokët biondë të stiluar në mënyrë elegante dhe një pamje të kuruar deri në detaj, Aguilera u shfaq e sigurt në skenë. Megjithatë, shumë përdorues të rrjeteve sociale komentuan se fytyra e saj dukej ndryshe nga sa ishin mësuar ta shihnin ndër vite.
A është kjo Christina Aguilera apo një person tjetër?
-shkroi një komentues.

Ndërsa një tjetër shtoi:
Zëri është i saj, por fytyra duket krejt ndryshe.
Disa fansa spekuluan se ndryshimi mund të lidhej me grimin profesional ose me procedura estetike, ndërsa të tjerë vunë në dukje ngjashmërinë e saj me këngëtaren legjendare Cher.

Christina më kujtoi Cher-in nga koha e filmit ‘Burlesque’
-shkroi një përdorues, duke iu referuar bashkëpunimit të tyre të famshëm në ekran.
Aguilera ishte vetëm një nga artistet që performuan në këtë event të rëndësishëm. Në skenë u ngjitën edhe emra të njohur të muzikës ndërkombëtare si Bono, John Legend, Marc Anthony, Eddie Vedder, Bruce Springsteen dhe Stevie Wonder.
Ndërkohë, Jennifer Hudson interpretoi himnin kombëtar amerikan, duke kompletuar një mbrëmje që mblodhi disa prej artistëve më të dashur të Barack Obamës.
Pavarësisht diskutimeve për pamjen e saj, një gjë mbeti e padiskutueshme për fansat: Christina Aguilera vazhdon të impresionojë me zërin e saj të fuqishëm dhe praninë e fortë skenike.







