VLEN mblidhet në Gostivar, diskutojnë për organizimi e brendshëm partiak dhe punët në Qeveri

featured
Press Online
21 Qershor 2026, 16:40

Nga partia VLEN, kanë njoftuar se në Gostivar, aktivi politik i VLEN-it, është mbledhur për të diskutuar organizimin e brendshëm pas bashkimit në një parti.

“Në Gostivar, me aktivin e VLEN-it, diskutuam organizimin e brendshëm pas bashkimit historik në një parti. Folëm gjithashtu për punët që po bëjmë si qeveri, ndihmën ndaj komunave me financimin e projekteve kapitale dhe zgjidhjen e problemeve që u lanë zvarrë për dy dekada.
VLEN po hyn në një fazë konsolidimi, fuqizimi dhe organizimi strukturor. Më e organizuar, më e vendosur, më afër qytetarit.
Gostivari VLEN!”, ka shkruar Kasami.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter