Mbyllet Panairi i Librit, në Shtëpinë Botuese “Dukagjini” ishin afro 50 tituj të rinj

featured
Press Online
21 Qershor 2026, 20:28

Dyertë e panairit të librit që u hapën më 17 qershor, u mbyllën në ditën e pestë, pra këtë të dielë. Por edhe pak orë para se të përfundonte, qytetarë të shumtë, ia mësyen këtij panairi.

E shumë prej tyre, ishin ndalur pranë stendës së Shtëpisë Botuese “Dukagjini”, duke i përzgjedhur titujt e librave, që nuk kishin mundur t’i gjenin diku tjetër.

Njëri ndër ta, ishte edhe Alban Uskana.

“Dukagjini gjithmonë ka pru libra që ka qenë e pamundur me i gjetë ndoshta edhe në tregun e ballkanit. Libra të dizajnit, historisë. Pra, Dukagjini është i vetmi që t’i ofron”, ka thënë Uskana.

Në shtëpinë botuese “Dukagjini”, lexuesit u ballafaquan edhe me titujt ekskluziv.

“Në këtë panair ishin afro 50 tituj të rinj. Gjithashtu, kemi ekspozuar edhe tituj, që ishin në Panairin e Tiranës, por këtu u prezantuan për herë të parë”, ka thënë Liridona Bytyqi nga Shtëpia Botuese “Dukagjini’.

Në mesin e këtyre titujve, ishin edhe ata të autorëve me renome ndërkombëtare.

“Kemi lexues që e këkonin Hesse. Ne i kishim të prezantuar 16 libra të këtij autori. Poashtu, librat klasikë, ta zëmë të autorit George Orëell”, ka shtuar Bytyqi.

Ashtu si në panairët e kaluar, edhe kësaj radhe, “Dukagjini” ua mundësoi lexuesve që nga afër t’i takojnë autorët e librave.

https://www.youtube.com/watch?v=8bDfyYWdtYw

 

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter