Mbi 1000 raste të trajtuara me kancer të gjirit në Maqedoninë e Veriut

featured
Press Online
21 Qershor 2026, 21:31

Kanceri i gjirit mbetet një nga sfidat më të mëdha të shëndetit publik në ditët e sotme, duke prekur çdo vit një numër të konsiderueshëm grash në mbarë botën. Pavarësisht përparimeve të mëdha në diagnostikim dhe trajtim, kjo sëmundje vazhdon të jetë një nga shkaqet kryesore të vdekshmërisë të gratë, sidomos kur zbulohet në faza të vona.

Specialist kirurgu Nexhati Jakupi theksoi se diku para 40 vitevenë Maqedoni, në Kosov edhe një pjesë e Serbisë së jugut ka pasur vetëm 100 raste të kancerit të gjirit, kurse sipas tij tani në vitin 2026 vetëm në Maqedoninë e Veriut ka mbi 1000 raste me kancer të gjirit të trajtuara, por siç tha Jakupi ka edhe një numër të konsiderueshëm të cilët nuk arrijnë për trajtim.

Jakupi bëri të ditur se janë tre faktorë kryesorë të rrezikut për zhvillimin e kancerit të gjirit, dhe ata sipas tij janë faktorët e ambientit, faktori gjenetik dhe faktor tjetër i rëndësishëm është edhe ndikimi i medikamenteve.

“Zbulimi i hershëm është esencial për trajtimin e kancerit të gjirit ne fazat e hershme në stadiumet fillestare në qoftëse zbulohet kanceri i gjirit atëherë është ai i trajtueshëm, I shërueshëm bile plotësishtë domethënë 100 përqind shërim. Për fat të keq në fazat e më vonshme atëher edhe trajtimi i terapisë është në përqindje më të vogël .”, tha Jakupi.

Jakupi njoftoi se simptomat kryesore të kancerit të gjirit janë ndryshimi i ngjyrës së lëkurës, paraqitja e një topthi ose ngurtësie. Kirurgu poashtu tha se kontrollet e rregullta rekomandohen si për gratë ashtu edhe për burrat.

“Kontrollet e rregullta fillimisht fillohen tek vetvetja në shtëpi në kushte duke mirëmbajtur higjienën personale të bëhen kontrollet e gjive në mënyrë të rregullt, faza e dytë është tek mjeku amë qoftë ai I përgjithshëm ose mjeku amë gjinekolog dhe normalisht mandej edhe tek specalistët e lëmis tek radiologu, onkolog por edhe deri tek kirurgët për ehografi të hershëm, mamografi tek ato të cilët u takon për skrening t’i pergjijen ftesave per skrening që të bëhet zbulimi i hershëm apo të evitohet gjdo lloj mundësie për të qenë I prekur nga kanceri i gjirit.”, deklaroi Jakupi.

Jakupi gjithashtu theksoi se mosha e personave të prekur nga kanceri i gjirit po ulet vazhdimisht, pasi sëmundja nuk prek më vetëm personat mbi 50 vjeç, por sipas tij po shfaqet edhe tek të rinjtë, madje edhe në moshën e pubertetit.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter