Berisha i përgjigjet Ramës: Nuk ka rrugë tjetër përveç dorëheqjes, drejtësia vonon por nuk harron!

featured
Press Online
21 Qershor 2026, 16:22

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, i është kundërpërgjigjur Kryeministrit Edi Rama duke i kërkuar të dëgjojë kërkesat e protestuesve e të japë dorëheqjen.

Në replikën e tij, Berisha zgjodhi po një shkrimtar francez  të shekullit të XIX, Viktor Hygo dhe një personazh nga libri I tij “Të mjerët” për t’I thënë Kryeministrit Rama se protesta e së shtunës ishte Vaterloja e tij.

Edi Rama duket se protestës së gjysmë milioni shqiptarëve dhe rrethimit të ngjeshur të mëngjesit, de facto rënien e Bastijës, e ka përjetuar si një fushëbetejë të mbushur me kufoma, kafka, gjymtyrë, plëndës e zorrë njerëzish dhe kuajsh, si Vaterlonë e tij.Për Vaterlonë ka me qindra personazhe nga rreshter në Feldmareshall, romantik si Fabricio, por midis të gjithë atyre Edi Rama është si vëlla siamez vetëm me njërin prej tyre: me rreshterin Tenardie të Viktor Hygoit, i cili nuk luftonte, por vidhte të plagosurit dhe u shkulte dhëmbët e florinjtë”, tha Berisha.

Kryetari i PD deklaroi se e vetmja rrugë për Edi Ramën është të japë dorëheqjen.

Një lloj si Tenardie, Edi Rama, vjedh dhe ka vjedhur këtë kohë popullin më të varfër. Ka vjedhur votën, vjedh fondet, vjedh kafshatën, vjedh librat e shkollës, vjedh ilaçet e të sëmurëve, vjedh pasuritë publike sikur të ishte një kolonizator, vjedh shpresën, rininë e shqiptarëve.  Ndaj dhe thirrja ime: largohu sa më parë nga detyra dhe prit verdiktin e drejtësisë, e cila vonon, por nuk harron”, shtoi Berisha.

Sipas Berishës, Rama nuk ka rrugë tjetër përveçse të japë dorëheqjen.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter