Rama ironi me protestën: Shkelësja e ligjit proteston për trashëgiminë kulturore

featured
Press Online
20 Qershor 2026, 19:48

Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim në rrjetet sociale sa i përket protestës së qytetarëve, ku ditën e sotme janë bërë pjesë edhe emigrantët.

Në një foto të postuar në rrjetet sociale Rama thekson se në atë protestë ka nga ata që kanë shkelur ligjin me të dyja këmbët.

Në foton e Ramës është një ndërtim pa leje në një zonë historike të mbrojtur në Durrës, ndërsa në anën tjetër pronarja e kësaj ndërtese me pankartë në duar që proteston për mjedisin.


Postimi i Ramës:

DY FOTOGRAFI DHE DY FYTYRAT E NJË SIMBOLI TË THIRRJES PËR DIASPORËN NË PROTESTË

Majtas: Një shtesë skandaloze pa leje brenda mureve të kalasë së Durrësit. Shteti do ta shpronësojë në kuadrin e pastrimeve për Rilindjen e Zonës Historike, sipas projektit të miratuar.

Djathtas: Një protestuese e përbetuar për mbrojtjen e mjedisit që bërtet, “Diaspora këtë vit nuk do të vijë për pushime, por për protestë”. Ajo është vetë ndërtuesja e shtesës pa leje, e cila ka deklaruar përpara meje se do hidhet me kokë nga tarraca, po nuk e pranon fondin e shpronësimit të atij çibani ngaqë i duket pak!

Pikërisht kështu funksionon algoritmi i manipulimit në rrjetet sociale:

Një shkelëse e ligjit, qëndrestare kundër pastrimit të trashëgimisë kulturore nga çibanët e ndërtuar pa leje vishet me flamurin e interesit publik, ve kujën për atdheun në rrezik dhe kthehet në heroinë.

Fakti pastaj që ky personazh grotesk është edhe militante e vajmedet Partisë Demokratike, e fut rastin në një kornizë shembullore të dashurisë për natyrën🤡🦩

*Çibani ka një hipotekë nga koha e dy gishtave

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter