“Na erdhi Hoxha i xhamisë në protestë”, Korreshi: U bashkuan edhe socialistë!

featured
Press Online
19 Qershor 2026, 02:01

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ishte i ftuar në studion e emisionit “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj.

Ai nënvizoi se i ka trajtuar shpeshherë problematikat e qytetit dhe ka ngritur zërin nëpërmejt protestave që ka organizuar në Lushnjë.

Madje, problematikat, thekson Korreshi, i kanë lënë mënjanë ndasitë politike dhe të majtë e të djathtë u janë bashkuar protestave.

“Unë i kam bërë thirrje gjithmonë edhe Komisionit të Shëndetësisë për verifikimin e kushteve në spitale. Në Lushnjë kemi bërë pafund protesta, PD-ja ka bërë pafund protesta. Apo siç bëmë edhe para 2 javësh me mbi 1 mijë qytetarë të Lushnjës që u dyndën në ambientet e spitalit. Unë vet nuk fola, ua lash vendin qytetarëve. Erdhën edhe të majtë në atë protestë, sepse na lidhte një hall i përbashkët. Kur foli edhe Hoxha i qytetit, ishte një surprizë për mua. Nuk e kisha ftuar, vetëm përmes rrjeteve sociale e kishte marrë vesh dhe erdhi foli. Sepse kjo shkonte përtej të majtës dhe të djathtës”, tha Korreshi në QUO VADIS.

/vizionplus.tv

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter