“Më luti të bëja foto me të, më erdhi keq”, Meloni “përplaset” me Trump: Deklarata e Presidentit e pavërtetë, unë dhe Italia nuk lypim kurrë

featured
Press Online
19 Qershor 2026, 13:47

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka replikuar me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pasi ky i fundit tha se Meloni e kishte lutur  të bënin një foto gjatë Samitit të G7-ës.

Në një video të publikuar në platformën X, Meloni hodhi poshtë pretendimet e Trump, duke i cilësuar ato si të pavërteta dhe të sajuara.

Ajo shprehu habi për mënyrën se si presidenti amerikan, sipas saj, po sillet ndaj aleatëve të SHBA-së, duke theksuar se mungesa e një qëndrimi të fortë ndaj kundërshtarëve të Perëndimit është shqetësuese.

“Disa gjëra meritojnë një përgjigje të menjëhershme. Deklaratat e Donald Trump janë të pavërteta. Jam e shokuar. Nuk e kuptoj pse presidenti i SHBA-ve sillet kështu me aleatët e tij. Është për të ardhur keq që nuk tregon të njëjtën vendosmëri ndaj armiqve të Perëndimit dhe të SHBA-së. Por duhet të kujtojë një gjë: unë dhe Italia nuk lypim kurrë”, u shpreh Meloni.

Nga ana tjetër, Trump kishte deklaruar se Meloni “ndoshta ishte e lumtur” pas bisedës me të dhe se ajo e kishte kërkuar vetë një foto gjatë takimit.

“Nuk isha i detyruar të flisja me të. Ajo më luti të bëja një foto me të, e donte shumë. Mund të mos e kisha bërë fare, por në fund më erdhi keq për të”, u shpreh Trump.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter