Kryeziu: Fillimisht duhet të konstituohet Kuvendi, pastaj të formohet Qeveria dhe të zgjidhet Presidenti

featured
Press Online
19 Qershor 2026, 18:28

Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu, ka folur lidhur me mundësinë e bashkëpunimit të partive politike opozitare me fituesen e zgjedhjeve, Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai ka thënë se gatishmëria e Lidhjes Demokratike të Kosovës për bashkëpunim me VV-në është një përparim.

“E shoh një përparim rreth bisedave të cilat duhet të bëhen mes subjekteve parlamentare. LDK, si duket, i ka 18 deputetë, ku ka mundësi që së bashku me minoritetet të krijojnë qeverinë, po ashtu të zgjedhin edhe presidentin”, ka thënë ai.

Ai është shprehur se, nëse shihet procedura kushtetuese, paraprakisht duhet të konstituohet parlamenti, pastaj qeveria dhe më vonë duhet të zgjidhet edhe presidenti, ka thënë Kryeziu.

https://www.youtube.com/watch?v=YFDxugSn6Uc

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter