Greqia njoftoi hapjen e kalimeve kufitare modulare për të zvogëluar mbingarkesën

featured
Press Online
16 Qershor 2026, 15:32

Për shkak të mbingarkesës së madhe në kufijtë tokësorë të shkaktuar nga zbatimi i sistemit EES, Greqia njoftoi futjen e pikave të kalimit modular që shndërrojnë një korsi trafiku në dy dhe mundësinë e pezullimit të përkohshëm të regjistrimit biometrik, me qëllim uljen e kohës së pritjes së pasagjerëve, transmeton Portalb.mk.

Kjo u njoftua nga yëvendësministri i Brendshëm i Greqisë, përgjegjës për rajonet e Maqedonisë dhe Trakisë, Konstantinos Gioulekas. Ai përmendi përmirësimin e vazhdueshëm të kalimit kufitar të Kipit me Turqinë dhe planin për përmirësimin e kalimit kufitar të Evzonit me Maqedoninë e Veriut, i cili, tha ai, do të zbatohet pas modernizimit të këtij kalimi kufitar me qëllim fleksibilitetin më të madh.

“Në bashkëpunim me Ministrinë për mbrojtjen e qytetarëve, e cila është përgjegjëse për kryerjen e kontrolleve kufitare, po ngremë pika kontrolli modulare, duke zgjeruar një korsi trafiku në dy. E gjithë kjo është në kufirin e mundësive që ekzistojnë sepse nuk kemi fleksibilitet më të madh derisa të modernizohet plotësisht pika kufitare ‘Evzoni’ dhe derisa të krijohen kushte për përdorimin e kapaciteteve shtesë të infrastrukturës. Kjo mundësi nuk ekziston, kështu që po përpiqemi në çdo mënyrë të shkurtojmë kohën e nevojshme për kontroll, në mënyrë që të hyjnë në vendin tonë më shpejt”, tha Gulekas.

Lidhur me sistemin e regjistrimit biometrik për shtetasit e vendeve të treta, ai theksoi se rregullorja evropiane parashikon mundësinë e pezullimit të pjesshëm të zbatimit gjatë periudhave të trafikut të shtuar.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter