Fushë Kosova shpall gjendje emergjente në sektorin e mbeturinave

featured
Press Online
13 Qershor 2026, 14:31

Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Valon Prebreza, ka njoftuar se është shpallur gjendje emergjente në sektorin e menaxhimit të mbeturinave.

Përmes një njoftimi publik, ai ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për situatën e krijuar, duke i siguruar se problemi do të zgjidhet në një afat të shkurtër.

“Sot kemi shpallur gjendje emergjente në sektorin e mbeturinave. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj dhe ju sigurojmë se ky problem do të zgjidhet shumë shpejt”, ka deklaruar Prebreza.

Ai gjithashtu ka falënderuar qytetarët për durimin dhe bashkëpunimin e tyre, teksa institucionet komunale po punojnë për tejkalimin e situatës.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter