NATO vlerëson përparimin e sigurisë në Kosovë, Morina: Duhet bashkëpunim i ngushtë me KFOR-in

featured
Press Online
12 Qershor 2026, 19:18

Refki Morina, njohës i çështjeve të sigurisë, lidhur me paralajmërimet e NATO-s për zvogëlimin e kapaciteteve ushtarake në Kosovë, ka thënë se kjo do të bëhet në mënyrë graduale dhe se do të zëvendësohet me njësitë speciale dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.

“Unë mendoj që kjo do të jetë hap pas hapi.”

Ai ka theksuar se NATO ka vlerësuar situatën e sigurisë në Kosovë, andaj ka marrë një vendim të tillë.

“Edhe nga KFOR-i, edhe nga NATO shihet se Forca e Sigurisë së Kosovës, por edhe çështjet e sigurisë në tërësi, kanë avancuar në përgjithësi. Kjo është një e mirë e përgjithshme, por duhet të ketë kujdes dhe duhet të bashkëpunohet ngushtë me KFOR-in”, ka thënë ai ndër të tjera.

https://www.youtube.com/watch?v=fIqYK6d6qbU

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter