Mot me diell dhe vranësira të dendura, temperaturat deri 24 gradë

featured
Press Online
11 Qershor 2026, 07:40

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që të enjten vendi të jetë fillimisht me mot me diell dhe vranësira të dendura, të cilat gjatë ditës pritet të zhvillohen më tej.

Sipas parashikimit, vranësirat do të sjellin reshje shiu, rrebeshe afatshkurtra dhe shkarkesa elektrike në disa zona të vendit. Në disa lokalitete nuk përjashtohet as mundësia e paraqitjes së breshërit.

Po ashtu, pritet ulje e temperaturave krahasuar me ditët paraprake.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 21 deri në 25 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1 deri në 10 metra në sekondë.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter