Rashiq: Shumica e votave tona erdhën nga komuniteti serb, mbështetja jonë në veri po rritet

featured
Press Online
10 Qershor 2026, 02:13

Kreu i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq, ka deklaruar se shumica e votave të subjektit të tij politik vijnë nga komuniteti serb në Kosovë, duke kundërshtuar pretendimet e Listës Serbe se mbështetja për partinë e tij është kryesisht nga zonat me shumicë shqiptare.

Sipas tij, nga rreth 5.300 deri në 5.400 vota të fituara, mbi 3.200 prej tyre janë marrë në zonat e banuara me shumicë serbe.

Rashiq tha se partia e tij ka shënuar rritje të mbështetjes në të gjithë Kosovën, veçanërisht në veri të vendit, duke e cilësuar këtë si tregues të besimit në rritje nga qytetarët.

Ai gjithashtu foli për presione gjatë fushatës zgjedhore, të cilat i atribuon përfaqësuesve të Listës Serbe dhe zyrtarëve nga Beogradi. Sipas tij, këto presione kanë pasur për qëllim ndikimin e vullnetit të lirë të votuesve.

Rashiq pretendoi se gjatë fushatës ka pasur shantazhe dhe frikësim ndaj qytetarëve, duke e cilësuar situatën si ndërhyrje në procesin zgjedhor.

Ai shtoi se qytetarët kanë votuar pavarësisht këtyre presioneve, duke theksuar se mbështetja për subjektin e tij po rritet në mënyrë të qëndrueshme.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter