Nis pagesa e ndihmës sociale dhe shtesave për fëmijë pas vonesës së shkaktuar nga sistemi i ri softuerik

featured
Press Online
10 Qershor 2026, 16:28

Pas disa ditësh vonesë, sot ka filluar pagesa e të drejtave nga mbrojtja sociale, mbrojtja e fëmijëve dhe mbrojtja civile për muajin maj. Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, e cila njoftoi se përfituesit tashmë mund të disponojnë mjetet e tyre financiare, përcjell PressOnline.al.

Qytetarët që posedojnë kartela debitore mund t’i tërheqin mjetet në bankomate, t’i përdorin për pagesa elektronike në rrjetin tregtar ose përmes shërbimeve bankare online dhe mobile. Ndërkohë, përfituesit që nuk përdorin kartela bankare mund t’i tërheqin paratë në filialet dhe ekspoziturat e bankave në të gjithë vendin.

Vonesa e pagesave u shkaktua nga implementimi i një platforme të re softuerike në qendrat për punë sociale, e cila synon modernizimin e procesit të përpunimit dhe pagesës së përfitimeve sociale. Ministria kishte njoftuar më 6 qershor se gjatë migrimit të të dhënave dhe harmonizimit teknik ishin paraqitur vështirësi të paparashikuara, duke sjellë shtyrjen e pagesave për disa ditë.

Sipas autoriteteve, sistemi i ri pritet të rrisë efikasitetin, sigurinë dhe cilësinë e shërbimeve për qytetarët, ndërsa problemet teknike që shkaktuan vonesën janë tejkaluar dhe pagesat tashmë kanë nisur të realizohen. (PressOnline.al)

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter