Me asistimin e FBI-së, arrestohen tre persona të dyshuar për krim të organizuar dhe financim të terrorizmit

featured
Press Online
10 Qershor 2026, 00:10

Prokuroria Speciale e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka arrestuar të martën tre persona të dyshuar për përfshirje në një sërë veprash të rënda penale, përfshirë krim të organizuar dhe financim të terrorizmit.

Të arrestuarit me inicialet A.A., S.D. dhe B.K. dyshohen për pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal të organizuar, financim të terrorizmit, shpëlarje parash, mashtrim, detyrim, si dhe përfshirje në veprimtari të paligjshme me armë dhe substanca narkotike.

Sipas njoftimit zyrtar, ndaj tyre rëndojnë edhe akuza për import, eksport, furnizim, transportim, prodhim dhe shitje të paautorizuar të armëve ose materialeve plasëse, si dhe për posedim dhe shpërndarje të narkotikëve dhe substancave psikotrope.

“Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka arrestuar të martën tre persona të dyshuar, me inicialet A.A., S.D. dhe B.K., mbi dyshimin e bazuar për kryerjen e veprave penale:
· Pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar;
· Financim i terrorizmit;
· Shpëlarje e parave;
· Mashtrim;
· Detyrim;
· Import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse;
· Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analogeve të tyre.

Aksioni policor u asistua nga autoritetet e FBI-së dhe nga autoritetet policore Kanadeze( RCMP), të cilat, së bashku me prokurorin e rastit, kanë qenë të angazhuar në terren gjatë zhvillimit të aksionit. Ky aksion gjithashtu u mbështet nga zyra e OPDAT nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë.

Me vendimt të prokurorit special, personave të dyshuar iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter