Ramabaja i thotë se është “me kokë të shekullit të 15-të”, i përgjigjet Lushtaku: Ma mirë me Skënderbeun sesa në fantazitë ideologjike

featured
Press Online
09 Qershor 2026, 22:07

Analisti Sadri Ramabaja ka shkaktuar reagime me komentet e tij për kandidatin e PDK-së, Mërgim Lushtaku.

Duke folur në Debat Plus për rezultatet zgjedhore dhe profilin e kandidatëve të partive politike, Ramabaja tha se brenda PDK-së ekziston një përzierje e figurave që, sipas tij, nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht frymën e re politike.

“Çorodia është edhe më madhe se të VV-ja. Këtu kemi një mishmash të jashtëzakonshme, të brezit të ri që pretendohet se duhet të kishte frymë të re. Me një kategori që në moshe mund të jene të ri, për shembull ai Mërgim Lushtaku, ai me kokë është i shekullit 15.. ai është më hoxhë se sa hoxhë (Osman) Musliu”, ka thënë Ramabaja.

Pas kësaj deklarate, Lushtaku reagoi më vonë përmes një lidhjeje direkte në emision.

“Kur jam në studio me të, ai e lëshon sallën, e din pse ai. Por, mbi të gjitha ai më vendosi në shekullin 15-të, me mirë me qendru në shekullin kur ka qenë Skënderbeu sesa në fantazitë ideologjike të tij”, ka thënë Lushtaku.

Ramabaja iu përgjigj kandidatit të PDK-së.

“Shihemi në gjykatë, e din ti”, ia ktheu Ramabaja.

https://www.youtube.com/watch?v=Kah20jwIGhc

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter