Mësimi nga dhjetori, KQZ e çoi një udhëheqës të ri të Qendrës së Numërimit në Prizren

featured
Press Online
09 Qershor 2026, 20:44

Në “Sezai Surroi” në Prizren, ku ishin manipuluar dhjetra mijëra vota në zgjedhjet e dhjetorit, tani ka filluar numërimi i këtyre të fundit, të 7 qershorit.

Por, kësaj radhe, në këtë Qendër Komunale të Numërimit ka ndryshime të rëndësishme.

Komisioni Qendror i Zgjedhje, nga qendra e dërgoi në Prizren Nexhmedin Hysenin, duke e emëruar si Kryesues të Komisionit Komunal Zgjedhor.

“Çdo veprim ka shku sipas planifikimit. Këtu është disiplinë e jashtëzakonshme. Gjithë stafi e dijnë mirë se kryefjala është disiplina e saktësia. Veprimet e ndaluara i kanë të njohura, dhe gjithçka që do shkojë mirë e mbarë”, ka thënë Hyseni.

Si rezultat, përveç evitimit të keqpërdorimeve, edhe numërimi po shkon me hapa të përshpejtuar.

Deri të martën pasdite, këtu u numëruan 49 nga gjithsej 232 kutitë e votimit, apo mbi 21 për qind e totalit.

“Neve kemi fillu numërimin në 16:00 të së hënës. Tashmë është ekipi i paradites, e pastaj i pasditës deri në 00:00. Sipas planifikimit, koha më e përafërt e përfundimit të procesit të numërimit do të jetë e premtja, eventualisht e shtuna”, ka shtuar Hyseni.

Reflektimi nga mësimet e nxjerra në zgjedhjet e fundit, ndikoi edhe në trajtimin dhe raportimin e rastit të keqpërdorimit të votave në Jabllanicë, për çka tanimë një person po qëndron në arrest shtëpiak.

“Neve në kohë rekorde kemi shkuar në vendin e ngjarjes, bashkë me Policinë e Prokurorinë, gje gjithçka ka shku në koordinim. Votimi ka vazhduar, por, dy të dyshuarit janë në procedura penale”, ka thënë Hyseni.

Ndërkohë, në Gjykatën Themelore të Prizrenit, është duke vazhduar hetimi i dhjetra komisionerëve, nën dyshimin për manipulim të votave të kandidatëve.

https://www.youtube.com/watch?v=ORVoSwV3Gko

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter