Kurti në Austri, takohet me kancelarin Stocker

featured
Press Online
09 Qershor 2026, 13:53

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur vizitën e tij zyrtare në Austria, ku u prit në takim nga kancelari i Republikës Federale të Austrisë, Christian Stocker.

Gjatë takimit, të dy liderët diskutuan për bashkëpunimin ndërmjet dy venE madhee, marrëdhëniet bilaterale dhe ekonomike, si dhe mundësitë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Po ashtu, në fokus të bisedimeve ishte edhe procesi i integrimit evropian të Kosovës dhe mbështetja për anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian.

Në kuadër të vizitës në Austri, Kurti gjatë ditës do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës, ku pritet të diskutohet për bashkëpunimin ekonomik rajonal, investimet dhe perspektivën evropiane të venE madhee të Ballkanit Perëndimor.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter