VV del e para me 42.92%, PDK e dyta me 21.6% e LDK e treta me 17.61% në rezultatet preliminare

featured
Press Online
08 Qershor 2026, 07:47

Me pothuajse të gjitha votat e numëruara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), përjashtuar votat me kusht dhe ato të diasporës, janë publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 7 qershor.

Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 42.92 për qind të votave të numëruara deri tani.

Pas saj renditet Partia Demokratike e Kosovës me 21.06 për qind, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 17.61 për qind të votave.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka siguruar 7.17 për qind, ndërsa Lista Serbe 6.17 për qind.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë mbajtur pas dështimit të Kuvendit për zgjedhjen e presidentit, ndërsa Kosova ka mbajtur zgjedhjet e treta parlamentare brenda më pak se një viti e gjysmë.

Rezultatet preliminare: Vetëvendosje e para, PDK e dyta, LDK e treta

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter