VLEN uron Kurtin dhe VV-në për fitoren: Zgjedhjet në Kosovë konfirmuan shtetin e së drejtës

featured
Press Online
08 Qershor 2026, 09:09
Kosova edhe një herë dëshmoi mbarëvajtje të suksesshme të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, duke konfirmuar funksionimin e institucioneve dhe shtetit të së drejtës, thonë nga VLEN.

"VLEN e vlerëson këtë proces dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në përcaktimin e drejtimit politik të vendit.

Në këtë frymë urojmë kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, si dhe subjektin e tij politik Lëvizjen Vetëvendosje për rezultatin e arritur, i cili, sipas rezultateve të zgjedhjeve, rikonfirmon besimin e qytetarëve në disa cikle zgjedhore radhazi.

Ne shprehim shpresën dhe besimin që ky mandat të shërbejë për forcimin e institucioneve stabile, funksionale dhe gjithëpërfshirëse në Republikën e Kosovës, në funksion të zhvillimit ekonomik, sundimit të ligjit dhe mirëqenies së qytetarëve.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter