Lëvizja Vetëvendosje feston në shesh, Kurti i hapur për bashkëpunim me opozitën

featured
Press Online
08 Qershor 2026, 22:49

Kur ora 19:00 afrohet, selia qendrore e Lëvizjes Vetëvendosje në ditën e zgjedhjeve bëhet destinacioni i anëtarëve të kësaj partie.

Por, festa në këtë parti nuk nisi herët, siç ndodhi në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Para selisë së Vetëvendosjes asnjë lëvizje nuk u pa, derisa tubimi në fund u vendos të mabhet për në orën 23:00 pranë objektit të qeverisë.

Megjithëkëtë, qytetarët që erdhën për të festuar, iu desh të prisnin meqë kreu i LVV-së, Albin Kurti u vonua deri afër mesnatës

Ani se u kthye mbrapa afërsisht te rezultati i shkurtit të 2025-s, Kurti shpalli fitore e tha se është  i hapur për bashkëpunim. 

“Javët në vijim do të komunikojmë, do t’i takojmë, do të bashkëpunojmë me të gjitha partitë sepse para së gjithash e mbi të gjitha interesin publik, vullnetin dhe Republikën sovrane të cilit i shërbejmë me E madheotshmëri. Llogaritni në ne jo vetëm në punën që bëjmë, por edhe në bashkëpunimin që do të bëjmë”, ka thënë Albin Kurti – Kryetar i LVV-së.

Kurti ishte më i matur në fjalim të tij duke ofruar bashkëpunim, por jo edhe partitë që janë me të në koalicion e që nuk lanë pa thumbuar e kritikuar opozitën.  

“Është fitorja më e rëndësishme që kemi arritur deri tash në një atmosferë kur të gjithë të tjerët të bërë bashkë kundër nesh ne arritëm një fitore bindëse e cila na mundëson të punojnë edhe më shumë edhe më fortë”, ka thënë Donika Gërvalla – Kryetare e GUXO.

“Ata duhet me i pytë ku ju kanë shku 50 mijë vota që i kanë hup e dyta e treta dul tha e kemi pas rritjen më të madhe në këto zgjedhje, paj 6 mijë vota janë më pak se në dhjetor edhe e katërta bile e katërta drejtuesi i të katërtës e ka fituar në komunën e vet vec 1 të katërtën e votës e ajo komunë është Gjakova”, ka thënë Mimoza Kusari – Lila – Kryetare e Alternativa.

Qytetarët që iu bashkuan festës, megjithatë kanë një shpresë – që të zgjidhet shpejt kriza e që vendi të evitojë një palë zgjedhje tjera.  

“Presim që të funksionojë shteti si shtet duhet me u bë krejt bashkë e me punu e jo me shku në zgjedhje apet besoj që do e bëjnë një kompromis dhe do shkojë shteti i Kosovë përpara”, ka thënë Mustafë Reqica – Qytetar.

“Unë kam ardhur nga Amerika veç për me votu edhe e kam prit më të mirën kam prit numër më të madh por sidoqoftë edhe ky është numër i mirë se e kem të paarsyeshme opozitën”, ka thënë Veli Morina- Qytetar.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka marr 42,91% të votave ose 48 deputetë, 9 më pak se në mandatin e fundit. 

Në këtë rezultat nuk janë të përfshira votat në përfaqësi diplomatike, me postë dhe me kusht.

https://www.youtube.com/watch?v=74Z1uO1SNnk

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter