Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka përfunduar numërimin e 100 për qind të vendvotimeve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit.
Sipas të dhënave të publikuara, janë numëruar 726,071 vota, që përbëjnë 37.05 për qind të votuesve me të drejtë vote.
Gjithsej janë përpunuar 2,498 kuti votimi, ose 100 për qind e vendvotimeve.
Rezultatet preliminare tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 42.91 për qind të votave, përkatësisht 299,152 vota.
Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës me 21.12 për qind ose 147,220 vota, ndërsa e treta është Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.58 për qind, apo 122,575 vota.
Pas tyre vijnë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.16 për qind ose 49,917 vota dhe Lista Serbe me 6.18 për qind ose 43,071 vota.
Rezultatet përfundimtare do të plotësohen pas numërimit të votave me kusht dhe atyre nga diaspora.






