Cakolli: Zgjedhjet ishin të qeta, por u zhvilluan në një klimë lodhjeje politike dhe rënie të interesimit qytetar

featured
Press Online
08 Qershor 2026, 23:30

Eugen Cakolli nga KDI, në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka vlerësuar se zgjedhjet e 7 qershorit u zhvilluan në mënyrë të qetë dhe të rregullt sa i përket ditës së votimit.

Megjithatë, ai tha se procesi zgjedhor është karakterizuar nga një klimë e lodhjes politike dhe rënie e interesimit të qytetarëve për të marrë pjesë në zgjedhje.

“Organizimi i tri palë zgjedhjeve në një vit e gjysmë, megjithë zgjedhjet lokale bëhen pesë palë zgjedhje brenda kësaj periudhe, me një mesatare një palë zgjedhje çdo 3-4 muaj, pa dyshim që ka ndiku në dalje. Por, kjo lidhet edhe me mungesën, përkatësisht mospraninë e diasporës në Kosovë, ndryshe nga zgjedhjet e 28 dhjetorit ku të gjitha përllogaritjet, ndonëse jo zyrtare, kanë ndiku në afërsisht 150 e 200 e ka pas të tilla deri 300 mijë qytetarë të pranishëm”, ka thënë Cakolli.

Sipas tij, frekuenca e lartë e proceseve zgjedhore brenda një periudhe të shkurtër kohore, e kombinuar me mungesën e një numri të madh të qytetarëve nga diaspora gjatë ditës së zgjedhjeve, kanë qenë ndër faktorët kryesorë që kanë ndikuar në rënien e pjesëmarrjes në votime.

https://www.youtube.com/watch?v=p5Pq_6EIvHY

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter