Putin refuzon takimin me Zelenskin, Ukraina lëshon qindra dronë ndaj territorit të Rusisë

featured
Press Online
07 Qershor 2026, 13:14

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka refuzuar një propozim nga homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, për bisedime sy më sy për përfundimin e luftës.

 “Nuk shoh asnjë arsye për t’u takuar. Kjo ka kuptim vetëm për palën ukrainase”, tha Putin.

Ai  shtoi  se një marrëveshje e mundshme armëpushimi vetëm do ta ndihmonte Kievit që të ndalë ofensivën tokësore ruse.Këto deklarata të kreut të  Kremlinit  vijnë një ditë pasi presidenti ukrainas publikoi një letër të hapur, duke i bërë thirrje Putinit  të ndalë luftën, që tashmë është në vitin e pestë, dhe la të kuptohet se Kievi nuk ka ndërmend të dorëzohet.

Thirrja e Zelenskyt për rinisjen e procesit të paqes vjen pas përpjekjeve diplomatike të udhëhequra nga presidenti amerikan, Donald Trump, të cilat duket se kanë ngecur gjatë muajve të fundit, veçanërisht që nga shpërthimi I konfliktit në Lindjen e Mesme.

Uashingtoni për muaj të tërë është përpjekur të balancojë qëndrimet e Kievit dhe Moskës për t’i dhënë fund luftës, por të dyja palët mbeten larg njëra-tjetrës në qëndrime, me Kremlinin që vazhdon t’i përmbahet pozicionit të tij të ashpër dhe nuk ofron kompromis për kontrollin e rajonit kyç lindor të Ukrainës, Donjeck.

Ndë rkohë  Ukraina  ka lëshuar kete te shtune qindra drone kundër shënjestrave në mbarë Rusinë, dhjetë ra prej të  cilave kanë   goditur  rajonin e Shën Petersburgut, në ditën e fundit të forumit më të rëndësishëm të investimeve në Rusi.Autoritetet urdhëruan përkohësisht banorët të qëndronin brenda shtëpive dhe pezulluan transportin publik gjatë sulmit.Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se shumë nga dronët u rrëzuan.

Një qark në perëndim të Shën Petersburgut u mbyll plotësisht pasi një dron goditi një ndërtesë të paspecifikuar ushtarake. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mori përgjegjësinë për sulmin, i cili ishte i dyti i këtij lloji i kryer gjatë Forumit Ndërkombëtar Ekonomik të Shën Petersburgut.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter