“Kosova voton në zgjedhje të tjera të parakohshme, ndërsa kriza politike vazhdon” – zgjedhjet e sotme në ballinat e mediave botërore

featured
Press Online
07 Qershor 2026, 16:45

Kosova sot mban zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të shpallura pas dështimit të forcave politike për të zgjedhur presidentin e ri të vendit.

Këto janë zgjedhjet e treta për Kuvendin e Kosovës brenda 16 muajve, pas atyre të 9 shkurtit 2025 dhe zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit të vitit të kaluar.

Disa nga mediat më të mëdha botërore kanë raportuar për zgjedhjet që po mbahen sot, njofton Dukagjini.

“Kosova voton përsëri mes bllokimit politik, duke kërkuar përparim në BE dhe NATO. Kriza e zgjatur ka ndikuar negativisht në ekonominë e Kosovës, e cila është goditur tashmë rëndë nga kriza globale e energjisë dhe rritja e çmimeve të karburantit” është artikulli që Al Jazeera i ka dedikuar Kosovës këtë të diel.

“Zgjedhjet në Kosovë: Votuesit e frustruar shkojnë përsëri në qendrat e votimit mes ngërçit politik” është titulli që Euronews i ka dedikuar artikullit për zgjedhjet e sotme në Kosovë.

“Vendi më i ri i Evropës është përballur me zhgënjim në rritje të publikut që nga mbajtja e zgjedhjeve të paqarta në shkurt të vitit 2025. Qendrat e votimit u hapën në Kosovë të dielën në mëngjes, ndërsa vendi i Ballkanit Perëndimor mban zgjedhje të tjera të parakohshme – votimi i tretë parlamentar në pak më shumë se një vit. Zhgënjimi i publikut në vendin e Ballkanit Perëndimor është rritur për shkak të bllokimit të vazhdueshëm politik”, thuhet mes tjerash në tekstin e Euronews-it.

“Kosova voton në zgjedhje të tjera të parakohshme, ndërsa kriza politike vazhdon”, shkruan Reuters.

Mes tjerash, Reuters shkruan se populli më i ri i Evropës dhe një nga më të varfrit ka aspirata për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian, por nuk ka pasur një qeveri funksionale për pjesën më të madhe të vitit të kaluar, pasi parlamentet e saj të përçara nuk arritën të zgjidhnin presidentin.

Deutsche welle, mes tjerash, raporton se si zgjedhjet e njëpasnjëshme po godasin buxhetin e Kosovës.

Zgjedhjet e sotme nuk munguan as në ballinën e The Associated Press ku raportohet se si votuesit në Kosovë u kthyen sërish në qendrat e votimit pasi partitë nuk arritën të bien dakord për një president të ri.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter