Dalja në votime arrin mbi 28% deri në orën 17:00

featured
Press Online
07 Qershor 2026, 17:26

Deri në orën 17:24, në zgjedhjet e parakohshme që po mbahen këtë të diel, kanë votuar 552,949 qytetarë që përbën 28,21 për qind të pjesëmarrjes, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Procesi zgjedhor po zhvillohet në 949 qendra votimi me gjithsej 2.550 vendvotime.

Prej tyre, 911 qendra me 2.498 vendvotime janë të dedikuara për votimin e rregullt, ndërsa 38 qendra, nga një në secilën komunë, me 52 vendvotime shërbejnë për votimin me kusht.

Në këto zgjedhje të drejtë vote kanë 2.092.174 qytetarë.

 

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter