Shqipëria e Maran nuk “shkrep”, Kombëtarja mposhtet nga Luksemburgu në një tjetër paraqitje zhgënjyese. Humbja e pestë radhazi!

featured
Press Online
06 Qershor 2026, 23:29

Shqipëria ka marrë sonte humbjen e pestë radhazi në ndeshjet e të gjitha kompeticioneve. Kombëtarja kuqezi është mposhtur në miqësoren ndaj Luksemburgut, e luajtur në Arenën Kombëtare.

Ndeshja nisi shumë keq për skuadrën e Rolando Maran, pasi  pësoi që në minutën e tetë, me një kundërsulm jo fort të shpejtë të kundërshtarëve, por me shumë dhurata rrugës nga skuadra jonë, që në fund u finalizua me golin e Sinanit.

Pasi u ndëshkua, skuadra jonë mori “frerët” e lojës në dorë, por miqtë ishin shumë të kujdesshëm dhe fanatikë në mbrojtje dhe në menaxhimin e situatave të lojës.

Pjesa e parë u mbyll pa shumë rrezik për tanët. Në pjesën e dytë Shqipëria ishte më e rrezikshme, sidomos pas hyrjes së Brojës, Shehut apo Seferit, por sërish “muri” luksemburgas rezultoi i pakalueshëm.

Nisje aspak pozitive në këtë debutim për trajnerin Maran, i cili e nis me dy humbje radhazi, ndaj Izraelit dhe e sotmja ndaj Luksemburgut, të dyja Kombëtare më të dobëta në letër.

Formacionet zyrtare

Shqipëria: Sherri, Hysaj, Pllana, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami, Hoxha, Uzuni; Trajner: Rolando Maran.

Luksemburgu: Pereira, Pinto, Carlson, Korac, Jans, Dardari, Moreira, Martins, Thil, Sinani, Duarte; Trajner: Jeff Strasser.

REZULTATI 

Shqipëri-Luksemburg 0-1
Sinani 8′

NGJARJET KRYESORE

90+5′ Mbyllet ndeshja me humbje minimale për kuqezinjtë.

90′ Shpendi dhe Ajeti flirtojnë me golin në përpjekjet e fundit për të gjetur të paktën barazimin.

83′ Broja ndez ndeshjen dhe përpiqet të krijojë mundësi nga e djathta. Sundon mbrojtjen rivale, por ende pa finalizimin e duhur.

75′ Shqipëria bën disa zëvendësime dhe rrezikon jo pak me Shehun, por goli mungon ende. Në anën tjetër Sherri eviton gol të sigurt.

57′ Asllani tenton një çmenduri nga afro 50 metra, topi kalon ngjitur me traun e portës.

51’ Uzuni merr një pasim me telekomandë nga Ajeti dhe i afrohet shumë golit. Në fund anësori ngre flamurin për pozicion jashtë loje.

46’ Rinis ndeshja. Shqipëria kërkon përmbysjen.

45+2′ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin minimal të Luksemburgut.

43′ Kuqezinjtë i afrohen golit gjatë një goditjeje këndi, më pas gjuajtja e Asllanit shkon larg mbi traversë.

33′ Shqipëria duket pa forcën e duhur në sulm, miqtë tregohen të befasishëm herë pas here.

19’ Asllani merr përsipër një goditje prej mbi 20 metrash dhe e ekzekuton mjaft bukur, por gardiani i Luksemburgut arrin ta neutralizojë.

8’ Në aksionin vijues Luksemburgu arrin të shënojë me një kundërsulm, pas një paqartësie tonën në zonë. (VIDEO)

7’ Bajrami jep një pasim shumë të mirë nga e djathta për Laçin, por mesfushori nuk arrin të gjejë portën në E madheijimin e bërë në zonën e vogël.

4’ Shqipëria e nis në sulm. Një kthesë e Qazim Laçit krijon iluzionin e një goli, por sfera kalon ngjitur me shtyllën.

1’ Nis miqësorja në stadiumin kombëtar, Shqipëria kërkon rikthimin te suksesi.

 

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter