Tragjedia në Shëngjin, Begaj: Ngushëllime familjeve! Institucionet të marrin masat për të garantuar sigurinë në plazhe

featured
Press Online
04 Qershor 2026, 03:56

Presidenti Bajram Begaj, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë pasdite në Shëngjin, ku dy të rinj nga Kosova humbën jetën si pasojë e mbytjes në det, ndërsa tre të tjerë u shpëtuan në plazhin e “Ranës së Hedhun”.

Me një mesazh ngushëllimi, kreu i Shtetit shprehu dhimbjen e thellë për humbjen e jetës së dy të rinjve dhe solidaritetin me familjet e viktimave.

 “Me hidhërim të thellë mësova për ngjarjen tragjike që u mori jetën dy të rinjve nga Kosova sot në Shëngjin. Në këto çaste të vështira, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet dhe të afërmit e viktimave, ndërsa uroj shërim sa më të shpejtë për tre shokët e tyre,” tha Begaj.

Presidenti nënvizoi se kjo tragjedi është një kujtesë e fortë për rëndësinë e kujdesit dhe respektimit të çdo mase sigurie në plazhet e vendit.

Ai bëri thirrje për angazhim maksimal të institucioneve dhe operatorëve turistikë për të garantuar sigurinë e pushuesve gjatë gjithë sezonit veror.

Nisur nga ky rast i rëndë, ftoj institucionet qendrore dhe vendore, si edhe operatorët turistikë, të marrin të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë në plazhe gjatë gjithë sezonit veror, me qëllim parandalimin e ngjarjeve të tilla dhe mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe vizitorëve,” u shpreh ai.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter