Sot në Qendrën e Zhvillimit “Agim Lluka”, në Dukagjini Center, do të mbahet Festivali i Recitatorëve të shkollave të Prishtinës.
Ky festival pritet të nis nga ora 10:00, njofton Dukagjini.
Ky aktivitet kulturor mbledh nxënës nga shkollat e kryeqytetit, të cilët do të prezantojnë interpretimet e tyre artistike përmes recitimeve të poezive dhe krijimeve të ndryshme letrare.
Po ashtu, ky festival synon të promovojë kulturën e leximit, zhvillimin e shprehjes artistike dhe talentin e të rinjve në fushën e letërsisë.
Kujtojmë se qendra mban emrin e Agim Llukës, themeluesit të Shtëpisë Botuese Dukagjini, si një formë nderimi për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në zhvillimin e arsimit dhe kulturës në vend.
Hapja e kësaj qendre përfaqëson një investim në infrastrukturë dhe një vazhdimësi të drejtpërdrejtë të vizionit të tij, një vizion që e vendos dijen në qendër të zhvillimit shoqëror.



