Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Nderim Mustafa, ka vlerësuar Prizrenin si një nga qytetet më të bukura dhe një shembull të qeverisjes së mirë lokale.
Mustafa ka theksuar se nën udhëheqjen e kryetarit Shaqir Totaj, Prizreni është shndërruar në dëshmi të një qeverisjeje që, sipas tij, matet me punë dhe rezultate konkrete në terren.
“Prizren, ma i bukuri vend!
Me kryetarin shembullor, Shaqir Totaj, Prizreni është dëshmi se qeverisja e mirë shihet me punë.
Këtë model zhvillimi do ta shtrijmë në gjithë Kosovën!”, ka shkruar Mustafa.





