VLEN: Përshëndesim vizitën dhe mesazhin evropian të Presidentit António Costa

featured
Press Online
03 Qershor 2026, 09:24

Subjekti politik VLEN ka përshëndetur vizitën në Shkup të Presidentit të Këshillit Evropian, António Costa, duke e cilësuar atë si një sinjal të fortë mbështetjeje për rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut, përcjell PressOnline.al. Në një komunikatë për opinionin, VLEN vlerëson se kjo vizitë përbën një konfirmim të rëndësishëm të perspektivës së vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe një inkurajim për vazhdimin e reformave që e afrojnë shtetin me familjen evropiane.

Në vazhdim komunikata e plotë e VLEN-it:

VLEN e përshëndet vizitën e Presidentit të Këshillit Evropian, António Costa, në Shkup dhe e vlerëson atë si një konfirmim të rëndësishëm të perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut.

Integrimi në Bashkimin Evropian është përcaktimi ynë strategjik dhe aspiratë e gjeneratave të tëra. Vizita e Presidentit Costa është inkurajim për të vazhduar me përkushtim reformat dhe proceset që e afrojnë vendin me familjen evropiane.
Në këtë drejtim, VLEN do të vazhdojë të japë kontributin e vet institucional përmes zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit për Çështje Evropiane, Bekim Sali, duke e mbajtur Agjendën reformuese në qendër të procesit eurointegrues.

VLEN mbetet e përkushtuar që, përmes punës, dialogut dhe reformave, të kontribuojë në ndërtimin e një të ardhmeje plotësisht evropiane për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter