Daut Haradinaj: Pas sulmit me zollë në Kuvend, AAK i ndau rrugët me Vetëvendosjen

featured
Press Online
03 Qershor 2026, 23:07

Daut Haradinaj, kandidat për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në Debat Plus në RTV Dukagjini ka folur lidhur me sulmin me zollë në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka thënë se në momentin kur ka ndodhur sulmi, AAK i ka ndarë rrugët me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Në momentin kur ka ndodhur sulmi në Parlamentin e Kosovës, Aleanca i ka nda rrugët me Vetëvendosjen.”

“Prej atij momenti ne nuk kemi pasur më, në kuptimin e drejtpërdrejtë, bashkëpunim rreth reagimit opozitar.”

“Jo, jo, thashë prej momentit kur është bërë. Unë nuk thashë që e ka bërë Vetëvendosja. Kushdo që e ka bërë, për mendimin tim është kriminel”, ka thënë ai.

https://www.youtube.com/watch?v=kdmFB8icL0U

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter