Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe mbi 100 të tjerë janë plagosur pas një sulmi masiv ajror të ndërmarrë nga Rusia në disa rajone të Ukrainës gjatë natës.
Sipas autoriteteve ukrainase, në qytetin e Dnieprit humbën jetën nëntë persona, ndërsa katër viktima u raportuan në Kiev.
Sulmet dëmtuan ndërtesa banimi dhe infrastrukturë civile, ndërsa ekipet e shpëtimit vijojnë operacionet për kërkimin e personave që dyshohet se kanë mbetur nën rrënoja.
Russia launched a major air attack against Ukraine overnight, launching more than 700 missiles and drones.
At least 13 Ukrainian civilians were killed and 100+ wounded.
The body of a 3-year-old boy was found under the rubble of his house in Dnipro. pic.twitter.com/bAwb18o629
— Visegrád 24 (@visegrad24) June 2, 2026
“Më shumë se 500 pesrona, personel i Shërbimit Shtetëror të Emergjencave, janë përfshirë në përballimin e pasojave të sulmit të Rusisë gjatë natës në qytetet dhe komunitetet tona. Sulmi kryesor ishte në Kiev, ku dhjetëra ndërtesa banimi dhe infrastrukturë tjetër thjesht civile u shkatërruan”, tha Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Nga ana tjetër, Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se operacioni ishte kryer si kundërpërgjigje ndaj sulmeve të mëparshme ukrainase dhe pretendoi se të gjitha objektivat e planifikuara ishin goditur me sukses.
Gjithsej, Rusia qëlloi 656 dronë dhe 73 raketa drejt Ukrainës gjatë natës, sipas shifrave të Forcave Ajrore të Ukrainës, të cilat thanë se pjesa më e madhe e dronëve dhe pak më shumë se gjysma e raketave u rrëzuan.




