Rreth orës 10:40 më 1 qershor, në një rrugë në Prizren është raportuar se është gjetur një grua pa shenja jete.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore dhe ekipi i emergjencës, ku është konstatuar vdekja e viktimës, shtetase kosovare.
Me vendim të prokurorit kompetent, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rrethanat e rastit janë duke u hetuar.




