Osmani nga Lipjani: Nuk luhet me aleatët, do të loboj për anëtarësimin e Kosovës në NATO

featured
Press Online
01 Qershor 2026, 04:01

Pjesëmarrje masive ka pasur sot në tubimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Lipjan.

Atje simpatizantëve dhe qytetarëve iu drejtuan kandidatja për presidente Vjosa Osmani dhe ai për kryeministër Lumir Abdixhiku.

E para në porosinë e saj, tha se “nuk luhet assesi me aleatët e Kosovës”.

Osmani deklaroi se punë e parë që do ta bëjë kur të bëhet presidente, do të jetë lobimi për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

 

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter