Ndërhyrje e shpejtë e Policisë në Liqenin e Batllavës, shpëtohet një fëmijë

featured
Press Online
01 Qershor 2026, 10:10

Një intervenim i shpejtë i Policisë së Kosovës ka shpëtuar jetën një fëmije në Podujevë.

Sipas njoftimit zyrtar, më 31 maj, rreth orës 12:30, gjatë patrullimit në zonën e Liqenit të Batllavës, njësiti policor ka dalë në ndihmë një qytetari i cili kishte nxjerrë nga uji një fëmijë.

Zyrtarët policorë kanë ndërhyrë menjëherë duke aplikuar reanimim kardio-pulmonar (CPR), me ç’rast kanë arritur të përmirësojnë gjendjen e viktimës.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe ekipi mjekësor emergjent, i cili e ka marrë fëmijën për trajtim të mëtejmë mjekësor.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter