Më 3 qershor mbahet konferencë për media për Kampionatin Ballkanik të Çiklizmit në Kosovë

featured
Press Online
01 Qershor 2026, 11:32

Federata e Çiklizmit e Kosovës ka njoftuar organizimin e një konference për media me rastin e zhvillimit për herë të parë në vend të BCU Kampionatit Ballkanik të Çiklizmit.

Konferenca do të mbahet më 3 qershor 2026, në ora 11:00, në ambientet e Hotel Venus, afër rrethit të Prishtina Mall Prishtina Mall.

Sipas organizatorëve, në këtë takim me media do të jepen detaje rreth organizimit të garës, përgatitjeve teknike dhe operative, si dhe objektivave të ekipit të Kosovës në këtë kampionat.

Në këtë edicion të Kampionatit Ballkanik të Çiklizmit marrin pjesë 10 shtete, duke e bërë këtë një nga ngjarjet më të rëndësishme sportive të këtij lloji të organizuara ndonjëherë në Kosovë.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter