Grup të rinjsh nga Manastiri “kanë gjuajtur pedofilë” në rrjetet sociale – do të përgjigjen për “vetëgjyqësi”

featured
Press Online
01 Qershor 2026, 10:51

Sektori për Punë të Brendshme (SPB) në Manastir ka paraqitur kallëzim penal kundër N. R. (22), M. I. (19), O. N. (19), L. G. (19), A. D. V. (18) dhe një 15-vjeçari, të gjithë nga Manastiri, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprave penale “dhunë”, “keqpërdorim i të dhënave personale”, “inçizim i paautorizuar” dhe “vetëgjyqësi”, informon PressOnline.al.

Sipas policisë, nga shkurti i vitit 2025, të raportuarit kanë vepruar të organizuar si grup. Ata kanë krijuar një profil të rremë në rrjetet sociale, ku janë paraqitur si një vajzë 14-vjeçare dhe kanë vendosur komunikim me persona meshkuj. Më pas, kanë organizuar takime në disa lokacione në Manastir.

Në vendet e dakorduara për takime, anëtarët e grupit i kanë pritur personat e dyshuar, i kanë inçizuar pa pëlqimin e tyre, i kanë ofenduar, poshtëruar dhe i kanë keqtrajtuar në mënyrë psikologjike. Ata i kanë detyruar të japin deklarata se janë “pedofilë”. Videot e krijuara dhe të dhënat personale më pas i kanë publikuar publikisht në rrjetet sociale.

Nga Ministria e Brendshme bëjnë të ditur se me këto veprime, te personat e dëmtuar është shkaktuar ndjenjë frike, poshtërimi dhe rrezikim i sigurisë së tyre. (PressOnline.al)

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter