Shqipëria në fazën e mbylljes së negociatave me BE, gazetari: Vendim gjeopolitik, Shqipëria mori “bonus”!

featured
Press Online
29 Maj 2026, 04:08

Gazetari Mili Xhani, i ftuar në studion e QUO VADIS në Vizion Plus tha se zhvillimet e fundit në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian përbëjnë një vendim gjeopolitik.

Ai u shpreh se ajo që u vendos në Bruksel është vetëm nisja e një procesi më të gjatë, ndërsa theksoi se zhvillimet rajonale kanë ndikuar në përshpejtimin e integrimit.

Xhani nënvizoi se përmbyllja e kapitujve të parë do të kërkojë një sforco të madhe, ndërsa vlerësoi se objektivi i vitit 2030 është pothuajse i pamundur për t’u arritur.

Ai përmendi ndikimin rus, kërcënimet kineze dhe luftën në Lindjen e Mesme si faktorë që ndikojnë në zhvillimet gjeopolitike.

Xhani: Është një vendim gjeopolitik. Janë zhvillimet që favorizojnë Shqipërinë dhe i japin mundësinë vendit të mos ngelë pas. Ajo që u vendos në Bruksel është vetëm nisja. Janë parë zhvillimet rajonale. I është dhënë një bonus edhe qeverisë dhe opozita e kuptoi dhe e mbështeti. Do duhet një sforco e madhe te kapitujt e parë. Viti 2030 është gati i pamundur. Duke hyrë kështu, do jemi vetëm një vend i dorës së dytë. Ky bonus i është dhënë edhe Moldavisë. Ndikimi rus, kërcënimi kinez apo dhe lufta në Lindjen e Mesme ndikojnë të tëra. Kërkohet një angazhim shumë i madh që shkon përtej partive.

/vizionplus.tv

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter