PD propozon ndryshimet në Statut, çfarë përfshin drafti

featured
Press Online
28 Maj 2026, 03:29

Kryesia e PD do të miratojë ndryshimet në statutin e forcës më të madhe politike të opozitës.

Drafti i hartuar nga grupi i punës nuk prek asnjë prej shtyllave kryesore të statutit dhe ndryshimet kryesisht kanë të bëjnë më anën organizative të partisë.

Neni që parashikon dorëheqjen e kryetarit pasi humb zgjedhjet, nuk preket e do të vazhdojë të qëndrojë në statut.

Koncepti i primareve gjithashtu nuk preket.

Por këtë herë është vendosur që të ngrihet një komision, komisioni i seleksionimit të kandidaturave i cili do të vlerësojë paraprakisht kandidatët që do hyjnë në primare për zgjedhjet lokale e parlamentare.

Një komision të ngjashëm ngriti për zgjedhjet e vitit 2021 edhe Lulzim Basha me Genc Rulin, Bujar Nishanin, Besnik Mustafajn, Mark Markun, por vendimet e këtij komisioni në fund nuk u morën parasysh.

Për shkak të votës së diasporës, përfaqësues te shqiptarëve që jetojne jashtë vendit do të përfshihen  në cdo strukturë  të PD.

Gjithashtu rritet përfaqësimi i grave dhe forumet drejtuese të PD dhe në listat e kandidatëve për këshillat bashkiakë dhe parlament

RISITË DHE NDRYSHIMET KRYESORE të propozuara për ndryshimet në Statut, mund të përmblidhen si më poshtë:

1.Fuqizimi i Diasporës shqiptare dhe përfaqësimi real politik i saj. 15% në lista dhe në organet e partisë duhet të jenë përfaqësues nga Diaspora.

2.Fuqizimi i rolit të grave dhe vajzave në Parti, duke e rritur përfaqësimin e tyre nga 30 % në 40%.

3.Ngritjen e Komisionit të Seleksionimit të Kandidaturave për deputet dhe kryetar bashkie, si strukturë autonome nga organet drejtuese të partisë, përpara realizimit të procesit të primareve.

4.Përmirësimi i organizimit bazë të partisë (grupseksionet dhe nëndega) dhe forcimi i Kolegjit të Kryetarëve të Grupseksioneve.

5.Forcimi i raporteve mes Degëve të Partisë dhe të zgjedhurve vendor (këshilltarëve bashkiak).

6.Njohja e një statusi të barabratë për të gjitha organizatat partnere të partisë, duke respektuar historinë e themelimit të PDSH.

7.Mbrojtja e të dhënave personale të anëtarëve të Partisë.

8.Saktësimi i rregullave të shkarkimit të kryetarëve të degëve, duke i dhënë më shumë garanci të qëndrimit në detyrë.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter