MPB sjell Kod të Veshjes për punonjësit, por edhe për palët në sektorin e punëve civile

featured
Press Online
28 Maj 2026, 09:27

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) po sjell Kod të Veshjes për të gjithë punonjësit dhe palët që vizitojnë hapësirat e Sektorit për Punë Civile pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme. Qëllimi, siç njofton MPB-ja, është ruajtja e standardit profesional, dinjitetit të institucionit dhe respektit të ndërsjellë, përcjell PressOnline.al.

“Si institucion që është vazhdimisht në shërbim të qytetarëve, besojmë se veshja e përshtatshme kontribuon në një atmosferë më të mirë pune dhe në respektimin e institucioneve shtetërore. Në këtë drejtim, i lusim të gjithë qytetarët që para se të vijnë në hapësirat tona (për tërheqjen e dokumenteve personale, pasaportave apo shërbimeve të tjera administrative), të kujdesen që pamja e tyre të jetë në përputhje me normat përgjithësisht të pranuara për institucionet publike”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Nga atje theksojnë se të gjithë të punësuarit në Sektorin për Punë Civile janë të obliguar ta respektojnë në mënyrë rigoroze Kodin e përcaktuar të Veshjes për punonjësit e ministrisë. (PressOnline.al)

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter