Konferenca e 8-të ndërqeveritare, Rama: I lumtur që kemi arritur një tjetër gur kilometrik, dashuria e Shqipërisë për BE është pa kushte

featured
Press Online
27 Maj 2026, 04:10

Kryeministri Edi Rama u shpreh mjaft entuziast në konferencën e përbashkët me zëvendësministren për Çështjet Evropiane të Qipros, Marilena Raouna, dhe Komisioneren Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, pas konferencës së 8-të ndërqeveritare për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Rama tha se kjo është një tjetër arritje e madhe për vendin tonë, që arrin me sukses një tjetër gur kilometrik.

Ai tha se sot Shqipëria ka arritje të mëdha në reforma dhe këtë e konfirmoi edhe konferenca e sotme.

“Dashuria e Shqipërisë për BE-në është pa kushte. Jemi shumë të lumtur sepse kemi arritur një tjetër gur kilometrik. Kemi thyer një tjetër rekord. Ashtu siç e theksoi edhe Marta, ne i çelëm të gjithë kapitujt brenda 11 muajve dhe kaluam nga kjo tek faza e mbylljes së kapitujve. Ndihemi të energjizuar, por edhe me më shumë përgjegjësi, sepse e dimë që nuk është fundi, është vetëm fillimi i fundit. E dimë që duhet të bëjmë shumë më tepër punë. Është momenti për t’u thënë të gjithë shqiptarëve që kanë ndjekur IBAR-in me kaq pasion. Siç ju thamë më parë, fjala IBAR u bë edhe trend. Ja që kështu jetojmë ne me anëtarësimin në BE.

Sot kemi një vend që ka një GDP mbi 27 miliardë euro; e nisëm me 10 miliardë euro. Kemi një vend me pagë mesatare në sektorin privat 915 euro dhe në sektorin publik 1115 euro. Kemi shkuar në investimet e huaja në miliarda. Është shumë e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë se e gjitha kjo lidhet me punën që po bëhet. IBAR-i dhe piketat tingëllojnë abstrakte, por janë reale. Të gjitha këto janë ato që sot morën konfirmim. Kemi institucione të forta, një sistem drejtësie të pavarur si kurrë më parë. E nisëm me stigmën e një vendi ku kishte kulturë pandëshkueshmërie dhe sot duket sikur ka qenë në një kohë të shekujve më parë. Bashkëpunimi ynë në zbatimin e ligjit është më i thellë”, tha Rama.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter