Ndalohen dy shtetas të huaj në Zubin-Potok për hyrje ilegale në Kosovë

featured
Press Online
24 Maj 2026, 10:20

Policia e Kosovës dje ka ndaluar dy persona të dyshuar në fshatin Izvorë të Zubin-Potokut, nën dyshimin se kanë hyrë ilegalisht nga territori i Serbisë në Republikën e Kosovës.

Sipas raportit policor, të ndaluarit janë një femër dhe një mashkull, shtetas të huaj.

Pas procedurave ligjore, të dyshuarit janë dënuar me gjobë nga Gjykata për Kundërvajtje dhe më pas janë liruar.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter