Rreth 51 mijë anëtarë të Partisë Demokratike janë thirrur sot për t’i dhënë një mandat të ri në krye të PD liderit historik Sali Berisha. Sali Berisha është i vetmi kandidat në fletën e votimit, ndaj PD e ka cilësuar procesin një referendum për konfirmimin e tij dhe vetë Berisha përsëriti se ky është një proces demokratik.
Një votuese nga Pogradeci është shprehur se, pavarësisht gjendjes së saj shëndetësore, kishte dalë për të ushtruar të drejtën e votës, duke theksuar mbështetjen e saj për Sali Berishën.
Deklarata e saj është bërë pjesë e kronikave të ditës së zgjedhjeve, si një prej rasteve që reflektojnë pjesëmarrjen qytetare në proces.
“Jam me sëmundje të rëndë, që nuk ka shpëtim. Por do votojmë se duhet t’i përmbysim patjetër këta. Na u bënë fëmijët drogmenë, pa punë, po vuajmë sa s’ka ku të shkojë më. Jam operuar dhe nuk më heqin dot tubin sepse nuk dinë. Pres që të vdes. Jam me kancer. Apeli është: o popull vini mend në kokë, se Shqipëria po mbaron. Shikoni një nënë që qan, që vjen me bastun, vetëm e vetëm për ta përmbysur këtë qeveri. Vini dorën në zemër. Po mos të jetë Berisha ky popull mbaron. Ai është idhull për mua. Unë jam demokrate e ’90 dhe nuk kam hequr dorë. Gjithmonë kam qenë nëpër komisione. Vetëm herën e fundit mungova se isha në gjendje shumë të rëndë”, shprehet e moshuara.
/vizionplus.tv



