“Në publik qesh, por brenda jam i copëtuar”Gjesti rrëfen dhimbjen e madhe pas humbjes së vëllait!

featured
Press Online
22 Maj 2026, 23:58

Pas një kohe të gjatë larg mediave, Gjesti është rikthyer me një rrëfim tepër emocional në emisionin “Goca dhe Gra”, ku foli për periudhën më të vështirë që ka kaluar në jetën e tij.

Në intervistën me moderatoren Ori Nebijaj, artisti tregoi për herë të parë publikisht se humbja tragjike e vëllait të tij, disa muaj më parë, e ka ndryshuar rrënjësisht si njeri.

Ai rrëfeu se pas kësaj ngjarjeje të rëndë ka nisur të përballet çdo ditë me ankthin, ndërsa përpara publikut përpiqet të mos e tregojë gjendjen e tij të vërtetë emocionale.

Jam i thyer në një mijë pjesë. Po mundohem gjithë kohën të dal prej kësaj gjendjeje, dhe me ndihmën e Zotit kam për t’ia dalë. Prej rastit të vëllait unë kam ndryshuar komplet në sjellje e në mendime; kuptova që sot je e nesër nuk je. Filloi ankthi dhe sot jam ende me ankth, ende e vuaj. Në publik dal i qeshur, por brenda jam i thyer

-u shpreh ai.

Gjesti tregoi se kjo dhimbje e ka afruar më shumë me besimin në Zot, duke shtuar se aty ka gjetur forcën për të vazhduar përpara.

Sipas artistit, familja është tashmë arsyeja kryesore që e motivon të jetojë dhe të luftojë çdo ditë me veten.

Ajo gjendje më ka kthyer në rrugë të Zotit, sepse e vetmja zgjidhje është ajo. Motivi për të jetuar dhe për të punuar për familjen më bën të çohem. Qëllimi im kryesor tani është se si të bëhem një njeri i mirë, sepse kjo qenka e vështirë. Vëllai im është në vend të vet, e di që është në vend të sigurt… çdo gjest e çdo gjë që flas, ai më shkon në mendje, kemi qenë shumë të lidhur.

Në fund të rrëfimit të tij prekës, këngëtari foli edhe për pengjet që ka mbetur me veten pas humbjes së vëllait, duke pranuar se do të donte të ishte treguar më i butë me të.

Ndoshta nuk do t’i kisha bërtitur asnjëherë, do të duhej t’ia plotësoja edhe më shumë qejfin, por Zoti lart e di më së miri

-përfundoi ai.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter