Gashi: LDK-ja synon qeverisje, LVV-ja duhet të kalojë në opozitë

featured
Press Online
22 Maj 2026, 23:26

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Arben Gashi, ka deklaruar se LDK-ja e sheh si domosdoshmëri politike kalimin e Lëvizjes Vetëvendosje në opozitë pas, siç tha ai, gjashtë viteve në pushtet.

Në Debat Plus, Gash ka thënë se opsioni i parë për vendin duhet të jetë formimi i një qeverie të udhëhequr nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke shtuar se partia e tij ka përvojën dhe kapacitetin e nevojshëm për të udhëhequr institucionet e vendit.

“Unë mendoj dhe LDK e ka qëndrim zyrtar që LVV pas 6 vjetëve në pushtet duhet të shkoi në opozitë. Dhe ne angazhohemi të jetë në opozitë. Nuk duhet të jetë opsion i parë, opsioni i parë duhet të jetë një qeveri e LDK-së… Ka mbetë Kosova pa zot shtëpie, dhe unë mendoj që LDK-ja është alternativa më e mirë për këtë punë. Sepse e ka njohurinë, përvojën, përgatitjen dhe njerëzit”, ka thënë Gashi.

https://www.youtube.com/watch?v=AJynsBrJPMI

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter