Tension mes Trump e Netanyahut, SHBA preferon negociatat, Izraeli kërkon sulme të reja ndaj Iranit

featured
Press Online
21 Maj 2026, 15:36

Një bisedë e tensionuar mes Presidentit Trump dhe kryeministrit izraelit, Netanyahu është raportuar nga mediat ndërkombëtare.

Dy liderët kanë shfaqur mospajtime mbi mënyrën se si do të vazhdojë strategjia e luftës ndaj Iranit.

Zyrtarët amerikane thanë se Netanyahu ka kërkuar vazhdimin e sulmeve, ndërsa Trump ka këmbëngulur për t’i dhënë më shumë kohë negociatave.

Më herët para gazeatëve Trump u përpoq t’i minimizonte tensionet me Netanyahun.

“Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Ose do të bëjmë një marrëveshje ose do të bëjmë disa gjëra paksa të pakëndshme. Netanyahu  është një njeri shumë i mirë”, tha Trump.

Negociatat e vazhdueshme, por ende pa rezultat, duket se kanë shqetësuar kryeministrin izraelit, i cili prej kohësh ka mbështetur një qasje më agresive ndaj Teheranit. Netanyahu ka argumentuar se kjo vonesë u sjell dobi vetëm iranianëve.

Pakistani nga ana tjetër vazhdon përpjekjet diplomatike për të përshpejtuar bisedimet e paqes midis SHBA-së dhe Iranit, pasi Teherani tha se po shqyrtonte përgjigjet e fundit të Uashingtonit dhe Presidenti Donald Trump sugjeroi se mund të priste edhe disa ditë.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter