Shala: Vullneti i elektoratit dhe strukturat e LDK-së do të përcaktojnë koalicionet e ardhshme

featured
Press Online
21 Maj 2026, 22:46

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, ka deklaruar se partia e tij nuk e ka refuzuar në parim bashkëpunimin politik, por sipas tij, rrethanat dhe qëndrimet politike e kanë bërë atë të pamundur.

Duke folur në Debat Plus, Shala tha se LDK-ja synon të kontribuojë në gjetjen e zgjidhjeve për vendin dhe jo të ofrojë, siç u shpreh ai, “shërbime për subjektet politike”.

“Nëse kemi aftësinë të zgjidhim situata, s’pari duhet të na njohin si një vlerë. Sepse ne po ndihmojmë dhe s’po e njohin si vlerë, po e marrin si një lloj shërbimi të mirëqenë. Ne s’bëjmë shërbime për subjektet politike. Përpiqemi të gjejmë zgjidhje të dobishme për vendin… sa i takon bashkëpunimit politik të ardhshme, s’pari këtë e përcakton rezultati zgjedhor. Dhe duhet ta njohim gjithmonë…”, ka thënë Shala.

Ai foli edhe për mundësinë e bashkëpunimeve politike pas zgjedhjeve, duke theksuar se kjo do të varet nga rezultati zgjedhor, por edhe nga vullneti i elektoratit dhe strukturave të partisë.

“Asnjëherë nuk kmei refuzuar bashkëpunimin, por bashkëpunimi është bërë i pamundur. LDK-ja ka pasur qëndrim të normuar që të mos bashkëpunoj më LVV, për arsyet të cilat ne i kemi dhënë. Kuvendi i fundit e ka autorizuar kryetarin që të bëjë bisedime për formimin e institucioneve. Sepse qëllimi ynë nuk është që të mos themelohen institucionet… për koalicionet e ardhshme, përpos rezultati zgjedhor ka edhe një element shumë të rëndësishme. Vullneti i elektoratit dhe strukturave të LDK-së, përfundimit të Këshillit të Përgjithshëm”, ka shtuar Shala.

https://www.youtube.com/watch?v=dZrfvfbmpJw

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter